Lajmet e fundit
Rezolutë kundër krimeve në kibernetikë
, 04.06.2007
KUVENDI I KOSOVËS
• Duke u mbështetur në Kornizën Kushtetuese të Kosovës, rregulla 5.7, dhe rregulla 9.1.26(a),
• Duke u mbështetur në Konventën e Këshillit të Evropës për krimin në fushën e kibernetikës e nënshkruar me 23 nëntor 2001 në Bukuresht,
• Duke u mbështetur në Konkluzionin e arritur në Konferencën Ministrore të Shteteve të Evropës Juglindore mbi Shoqërinë Informative të mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2005 në Selanik, (këtu e tuje Konkluzionet e Samitit të Selanikut) nxjerr këtë:
REZOLUTË
1. Kuvendi i Kosovës përkrah parimet e dala nga Konventa e Këshillit të Evropës kundër krimit në fushën e kibernetikës.
2. Qeveria e Kosovës të iniciojë negociata për arritjen e marrëveshjes me Këshillin e Evropës për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës kundër krimit në fushën e kibernetikës.
3. Qeveria e Kosovës në afat prej 90 ditësh t’ia paraqes Kuvendit Projektligjin kundër krimit në fushën e kibernetikës, në pajtim me parimet e Konventës së Këshillit të Evropës kundër krimit në fushën e kibernetikës dhe Konkluzionet e Samitit të Selanikut.
Kryetari Kuvendit,
Kolë Berisha
Nr. 02/07
Prishtinë, 04 qershor 2007