Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i punimeve të seancës plenare (dita e tretë)
, 04.06.2007
Në ditën e tretë të seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës. Pas vërejtjeve të shumta që kanë bërë deputetët për cilësitë e kandidatëve, ka pasuar edhe votimi, rezultat i të cilit ka qenë moskalimi i asnjë kandidati për anëtar në Komisionin e Konkurrencës.
Me shumicë të votave të deputetëve në seancë, ndërkaq, ka kaluar propozimi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural për formimin e Këshillit të Ujërave. Të shatë kandidatët e propozuar kanë marrë vota të mjaftueshme për anëtarë në këtë Këshill.
Seanca i ka dhënë mbështetje rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me Raportin e Komisionit të Pavarur për Media, por është thënë se duhet të mbahet një debat në Kuvend për këtë komision.
Deputetët i kanë dhënë sot mbështetje edhe Rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës (pos njërit nga kandidatët). Kuvendarët e Kosovës e kanë mbështetur edhe rekomandimin e të njëjtit komision për t’ia kthyer në ripunim Qeverisë Projektligjin për ndërmjetësim.
Sipas Rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion deputetët kanë votuar që t’i kthehen Qeverisë për rihartim Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energji, si dhe Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Rregullatorin e energjisë. Deputetët kanë mbështetur rekomandimet e të njëjtit komision lidhur me Projektligjin për adoptimin e Konventës së Këshillit të Evropës për krimin në fushën e kibernetikës. Sipas këtyre rekomandimeve, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Rezolutën për përkrahjen e parimeve të Konventës të Këshillit të Evropës kundër krimit në fushën e kibernetikës. Në këtë frymë, i është sugjeruar Qeverisë që ta rihartojë Projektligjin për adoptimin e Konventës së Këshillit të Evropës.