Lajmet e fundit
Një grup studentësh nga Beogradi dhe Prishtina u prit në Kuvendin e Kosovës
, 05.06.2007
Një grup studentësh nga Universiteti i Beogradit dhe ai i Prishtinës janë pritur sot në Kuvendin e Kosovës dhe nga kryparlamentari Kolë Berisha, por edhe deputetët Hydajet Hyseni dhe Rangjel Nojkiq, duke u dëshiruar mirëseardhje dhe përshëndetur këtë formë të kontaktit të të rinjve serbë dhe shqiptarë, u kanë folur studentëve për të arriturat e Kuvendit të Kosovës, për punën e legjislativit në këtë periudhë të përcaktimit të statusit të vendit, por edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e popullit.
Kreu i Kuvendit, Berisha, i ka garantuar studentët se Kuvendi i Kosovës, punon shumë seriozisht për krijimin e legjislacionit modern, në frymën e direktivave të Këshillit të Evropës dhe për krijimin e kushteve për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Deputeti, Hydajet Hyseni, i cili drejton Komisionin legjislativ të Kuvendit të Kosovës, ka apeluar që të shikohet kah e ardhmja dhe të rinjtë se Serbisë ta arrijnë demokracinë e vërtetë, cila do t’i kontribuonte përparimit të Serbisë dhe krijimit të raporteve fqinjësore me shqiptarët dhe me të gjithë popujt e rajonit.
Kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për intereset komuniteteve, Rangjel Nojkiq, i ka sqaruar studentët pse deputetët e grupit të tij parlamentar marrin pjesë në punën e komisioneve, por i bojkotojnë seancat plenare. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e minoritetit serb mbivotohen dhe se nuk kalojnë propozimet e tyre në Kuvend. Berisha dhe Hyseni, ndërkaq, e kanë mohuar këtë konstatim me faktin se Komisioni për interesat e komuniteteve është komision kryesor parlamentar, pa aprovimin e të cilit nuk mund të miratohet asnjë ligj në Kuvendin e Kosovës.
Nojkiq, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve, ka pohuar se Beogradi zyrtar ka bërë gabim kur u ka sugjeruar serbëve të Kosovës që të mos dalin në zgjedhje. Ai ka vlerësuar se më shumë arrihet për serbët e Kosovës nëse përfaqësuesit e tyre marrin pjesë në institucione dhe ka lënë mundësinë që në një kohë jo shumë të largët deputetët nga radhët e grupit të tij parlamentar të marrin pjesë edhe në Qeverinë e Kosovës.
Kjo vizitë që kishte qëllim afrimin dhe komunikimin e studentëve nga Serbia dhe Kosova është organizuar nga Forumi 2015 ( i Prishtinës) dhe nga organizata joqeveritare FRAKTAL (e Beogradit), kurse është financuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë.