Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti deputetin gjerman, Manfred Grund

, 06.06.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka pritur sot anëtarin e Bundestagut Gjerman z. Manfred Grund, deputet për Eichsfeld, Mühlhausen dhe Nordhausen, i cili shoqërohej nga z. Ulrich Kleppmann, zyrtar i lartë i fondacionit “Konrad Adenauer”, që ëshë një Fondacion aktiv në Kosovë dhe në rajon. Në këtë delegacion ishte edhe shefi i Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, Eugen Wollfarth.

Kryeparlamentari Berisha në takim me deputetin gjerman ka paraqitur punën dhe angazhimet aktuale të Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë përqendrimin rreth obligimeve lidhur me implmentimin e Pakos së Ahtisarit. ”Ne, si Kuvend jemi në një moment të përgatitjeve intensive për pjesën e obligimeve lidhur me Pakon e Ahtisarit”, ka thënë kreu i Kuvendit, Berisha, duke u shprehur për rëndësinë që Rezoluta të miratohet sa më shpejt dhe pa vonesa, sepse shumë procese, si ato politike, ekonomike e sociale janë bllokuar për mungesë të statusit. Bashkëpunimi me Bundestagun është pjesë e interesimeve dhe aktikviteteve tona të rregullta, ka theksuar Berisha, duke falënderuar për mbështetjen e deritashme të Bundestagut gjerman, e cila është reflektuar pozitivisht në punën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Manfred Grund, nga ana e tij, ka theksuar se ndjek më vëmendje dhe në kontinuitet zhvillimet në Kosovës, si dhe punën e Kuvendit të Kosovës. Ai konfirmoi interesimin e pandryshuar të Qeverisë dhe të shtetit të Gjermanisë për mbështetje të planit të Ahtisarit dhe u shpreh se zgjidhja e statusit duhet të bëhet sa më shpejt duke u bazuar në këtë plan.

Edhe në të ardhmen jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të ofrojmë mbështetjen tonë, theksoi z.Grund.

Delegacioni i Bundestagut i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit vizitoi edhe sallën e seancave plenare, ku njoftua për specifikat e punës, të organizmit dhe aspekte të procedurave në Kuvendin e Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha priti deputetin gjerman, Manfred Grund