Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 07.06.2007




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisonit, shqyrtoi sot Projektligjin për Punë. Gjatë debatit u tha se sponzoruesi i Projektligjit është dashur me kohë të mendojë për implikimet buxhetore të këtij Projektligji. Në këtë vështrim u kërkua që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pas takimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar të njoftojë për arritjen e ndonjë marrëveshje lidhur me implikimet buxhetore me rastin e zbatimit të këtij Projektligji. Komisioni pas këtij shqyrtimi e dha pëlqimin për procedim të mëtejmë të këtij Projektligji në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale