Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti grupin e asistentëve legjislativ të NDI-së
, 07.06.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur grupin e asistentëve legjislativ të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), të prirë nga drejtori i këtij instituti në Kosovë, z.Carlo Binda. Asistentët legjislativ, të cilët tash gjashtë muaj kanë qenë të angazhuar pranë komisioneve parlamentare, e kanë njoftuar kryeparlamentarin Berisha për projektet e realizuara gjatë punës së tyre në komisionet parlamentare dhe për planet e tyre në të ardhmen.
Angazhimi i asistentëve ka pasur për qëllim tri objektiva kryesore në përpjekje për të përmirësuar kualitetin e punës në komisione: inicimin e procesit të përpilimit të planit vjetor të punës për komisione, zhvillimin e hulumtimeve rreth përputhjes së akteve nënligjore me ligjet bazë që kanë kaluar në komisione, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e bazës së të dhënave të komisionit për OJQ-të dhe ekspertët. Asistentët kanë qenë të përfshirë edhe në kryerjen e detyrave të përditshme administrative të komisionit,si: organizimin e takimeve, të dëgjimeve publike, të vizitave në terren dhe zhvillimin e hulumtimeve legjislative krahasuese.
Pasi shpalosen rezultatet e punës së tyre, asistentët i dorëzuan Kryetarit të Kuvendit disa plane vjetore të punës për komisione të publikuara së fundit, një mostër të bazës së të dhënave për ekspertë dhe OJQ dhe raporte të tjera nga hulumtimet që kanë zhvilluar me kërkesë të anëtarëve të komisioneve.
Kryeparlamentari Berisha duke e vlerësuar mbështetjen e Institutit Nacional Demokratik për legjislativin e vendit është shprehur se Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë nga ekspertët e NDI-së. Ai ka shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me suksese të reja në realizimin e objektivave të punës, të reformave dhe të jetës demokratike parlamentare.
”Komisionet parlamentare mbajnë mbi supe barrën më të madhe të punës në Kuvendin e Kosovës, prandaj mbështetja për ato vazhdon të jetë në fokus të programeve që implementohen në kuadër të Programit Legjislativ të NDI-së”, ka theksuar Carlo Binda, drejtor i Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë.
Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit u ka shprehur mirënjohje asistentëve legjislativ të NDI-së për kontributin e dhënë gjatë punës së tyre në komisione.