Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 12.06.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, si dhe Projektligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e e Ligjit mbi planifikimin hapësinor nr. 30/ 2003 nr.02.3023-L120/1 dt.16.2.2007 me raportin e komisionit funksional- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Pas debatit Komisioni përkrahu këto dy projektligje për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni shqyrtoi edhe Raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2006. Para Komisionit një pasqyrë të këtij Raporti e paraqiti drejtori i kësaj Zyre, Ali Hamiti, i cili theksoi se kjo Zyrë ka pasur financim nga Shtylla e Katërt e UNMIK-ut dhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Në vijim ai paraqiti problemin e të ardhurave të ulëta të ekspertëve të kësaj Zyre, meqë ata paguhen sipas skemës së shërbyesve civilë, për shkak të të cilave disa ekspertë e kanë lëshuar këtë institucion, duke shkuar në institucione publike, ku kanë të ardhura më të mëdha personale. Gjatë diskutimit, anëtarët e Komisionit theksuan se duhet të bëhet një raport gjithëpërfshirës për tërë problematikën financiare të kësaj Zyre, në mënyrë që pastaj të procedohet për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.