Lajmet e fundit

Konkursi për Flamurin dhe Stemën e Kosovës

, 27.06.2007




Ekipi i Unitetit të Kosovës ka shpallur konkursin për Flamurin dhe Stemën e Kosovës, të cilin të plotë mund ta gjeni në shtypin ditor të Kosovës, të datës 13 qershor 2007 dhe në web faqen e Kuvendit, në rubrikën “Dokumentet”.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data e publikimit. Aplikacionet për konkurs duhet të dorëzohen jo më vonë se datë 27 qershor 2007, në orën 17:00, në ndërtesën e re të Qeverisë, apo përmes postës, në zarf të thjeshtë, ku duhet të shënohet adresa:

Ekipi i Unitetit të Kosovës Konkursi për Flamur dhe Stemë të Kosovës Rr. Nënë Tereza Ndërtesa e re e Qeverisë Kati 8, nr. 803 10000 Prishtinë, Kosovë

Në këtë konkurs nuk mund të aplikohet përmes postës elektronike për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit.

Pyetjet eventuale rreth aplikimit në konkurs mund të drejtohen në këtë e-mail adresë: symbols.committee@ks-gov.net ose në telefonin: 038/200-14-208 dhe 044/929-600. Fax: 038/200-14-202.