Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Siguri

, 13.06.2007




Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, kishte sot në rëndin e ditës Raportin nga dëgjimi publik me agjensionet e formuara nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast u tha se dëgjimet publike ishin mjaft të suksesshme. Në vijim Komisioni miratoi këtë raport ,në rekomandimet e të cilit theksohet: Sekretaria e Kuvendit të evidentojë agjensionet e formuara dhe raportuese në Kuvendin e Kosovës dhe të përcjellë punën dhe nevojat e tyre; Shërbimi Policor i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të jenë më aktiv në shërbimet e tyre dhe të inicojnë analiza të mirëfillta të vlerësimit të rrezikshmërisë së punës së institucioneve; agjensionet të jenë më transparente në fushëveprimin e tyre dhe në vendimmarrje , sidomos në raste ku vendimet kanë implikime të mëdha , si rasti i tarifave të energjisë.

Në vijim Komisioni përkrahu procedimin e Projektligjit për dokumentet e udhëtimit në lexim të parë në Kuvend, si dhe Raportin pёr ngritjen e kapaciteteve të gatishmërisë emergjente, duke propozuar që rekomandimet e këtij Raporti t’ i dërgohen Kryesisë për t’ u proceduar më tej në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Siguri