Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 13.06.2007
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga nënkryetari i parë Bajrush Xhemajli, mbajti sot mbledhje ku shqyrtua projekti i autostradës Morinë-Merdare. Lidhur me këtë çështje raportoi ministri i Transportit dhe Post -Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, i cili duke folur mbi ecurinë e punës së deritashme të këtij projekti tha se, projekti në letër tashmë ka mbaruar, por po presim Ligjin për shpronësim që të vazhdohet puna.
Poashtu, ai theksoi se do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, për ta shpallur pjesën e tokës nga do të kalojë autostrada si zonë me interes të veçantë, meqë ky Projekt konsiderohet madhor. Është e nevojshme që Ligji për shpronësim, i cili tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, të shpallet edhe nga Kryeadministratori i Kosovës, për të pas mundësi që pronat nëpër të cilat kalon autostrada të shpronësohen,(64.58% e tërësisë së pronave, janë private, ndërsa 35.42% janë prona publike).
Realizimi i këtij projekti parashihet që të arrijë vlerën e përgjithme në 659 milion euro, duke përfshirë këtu edhe TVSH-në. Mirëpo me këtë rast, ministri përmendi edhe çështjen finaciare, meqë sipas tij, buxheti ynë i vogël nuk do të mund ta përballojë këtë vlerë, kështu që duhet të sigurohet një shumë sa për të filluar punët, nw mwnyrw që pastaj të kërkohen edhe donacione.
Komisioni u dakordua që para se të dalë para Kuvendit kjo çështje, të organizohet edhe një dëgjim publik, për të parë edhe njëher vërejtjet dhe sygjerimet e mundëshme lidhur me projektin. Poashtu nw mbledhje u kërkua që të formohet një komison mbikëqyrës, për ta përcjellur ecurinë e projektit.