Lajmet e fundit
NDI i dhuron libra bibliotekës së Kuvendit të Kosovës
, 14.06.2007
Si pjesë e përkrahjes së vazhdueshme për Kuvendin e Kosovës, Instituti Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) ia dhuroi sot disa libra bibliotekës së Kuvendit të Kosovës: Erskine May Parliamentary Practices - Praktikat Parlamentare, Standing Orders of the House of Commons - Private Business - Rregullorja e Punës së Dhomës së Përfaqësuesve Punët Private, Standing Orders of the House of Commons - Public Business - Rregullorja e Punës së Dhomës së Përfaqësuesve - Punët Publike; Handbook of House of Lords Procedure - Doracak mbi Procedurat në Dhomën e Lordëve; si dhe Beauchesne’s Parliamentary Rules & Forms - Rregullat dhe Format Parlamentare - Beauchesne’s - për Dhomën e Përfaqësuesve të Kanadasë.
Dorëzimi i këtyre librave nga NDI-ja u bë në prani të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, dhe librat e dhuruar përfshijnë praktikat parlamentare nga parlamentet e tjera.
“Këto burime sigurojnë shembuj të praktikave parlamentare, sikurse nga ato të Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin Britanik po ashtu edhe nga Parlamenti i Kanadasë. USAID dhe NDI e kanë përkrahur Kuvendin me projekte të ndryshme partneriteti në fuqizimin dhe zgjerimin e njohurisë së procedurave parlamentare”, tha Carlo Binda, drejtor i përgjithshëm i NDI-së në Kosovë.
“Ne shpresojmë që kontributet e këtilla do të ndihmojnë në fuqizimin e bibliotekës dhe shërbimeve hulumtuese për deputetët”, tha kryetari i Kuvendi të Kosovës Kolë Berisha, i cili e falënderoi NDI-në për ndihmën e vazhdueshme që është duke ia dhënë Kuvendit të Kosovës.
Programi për Fuqizimin e Legjislativit në kuadër të NDI-së siguron përkrahje për zhvillimin e Kuvendit nëpërmjet të konsultimeve të rregullta nëpërmjet të Zyrës së Këshilltarit Legjislativ, të punës me komisionet parlamentare si dhe të trajnimeve të rregullta.
NDI ka punuar në Kosovë që nga viti 1999 në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe organeve transparente qeveritare të cilat janë përgjegjëse ndaj qytetarëve. Programet e NDI Kosovës përfshijnë programin për fuqizimin e legjislativit, programin për zhvillimin e partive politike dhe programin për pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe financohen në masë të madhe nga Populli Amerikan nëpërmjet të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).