Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti të ngarkuarin për çështjen e Kosovës në Ambasadën e Spanjës në Beograd, z. Miguel Angel Vecino
, 14.06.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në një takim lamtumirës të ngarkuarin për çështjen e Kosovës në Ambasadën e Spanjës në Beograd, z. Miguel Angel Vecino. Me këtë rast z. Vecino foli për eksperiencat e tij gjatë kryerjes së misionit të tij njëvjeçar në Kosovë. Edhe pse po largohem nga Kosova duke shkuar në një mision tjetër , gjithnjë do të përcjellë nga afër zhvillimin e situatës në Kosovë. Kam pasur rast që për së afërmi të njihem me realitetin në Kosovë, pa imponime dhe interpretime nga persona të tretë dhe në përgjithësi kam kujtime mjaft të mira. Gjatë këtij mandati kam kaluar dhjetëra e mijëra kilometra nëpër Kosovë dhe vërtet jam i impresionuar me pritjen që më kanë ofruar qytetarët e Kosovës. Ju keni qenë personi i parë më të cilin kam pasur kontaktin e parë kur kam filluar misionin tim, prandaj nuk munda të shkojë nga ky mision pa u përshëndetur me ju , theksoi Vecino.
Kryeparlamentari Berisha falënderoi z. Vecino për punën e bërë gjatë misionit të tij, duke shprehur dëshirën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës. Kosova, tha Berisha, e ka të ardhmen e vet drejt Unionit Evropian, ndaj kërkoj nga ju , sikurse edhe nga përfaqësuesit e zyrave të tjera diplomatike, ta mbështetni pavarësinë e Kosovës .Njëkohësisht, kërkoj që të na mbështetni edhe në rrugën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në UE, u shpreh Berisha.