Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 14.06.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për dy seancat e radhës, të cilat do të mbahen më 21 dhe 28 qershor.
Në seancën e 21 qershorit Kabinetit qeveritar do t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë, kurse më pastaj ministri Ethem Çeku, pritet të paraqitet në interpelancë (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së), lidhur me dhënien e licencës për hulumtime, kompanisë Kosovo Resorce Company LLC, nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në vazhdim, seanca plenare do të procedojë me gjashtë projektligje. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë, ai për Dokumentet e udhëtimit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale dhe ai për Rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për ushqimin dhe ai për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim.
Në seancën vijuese, të 28 qershorit, do të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe ai për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor.
Seanca do të vazhdojë me debatin për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së), me debatin për Rininë në Kosovë ( sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së), debatin për zbatim të Rekomandimeve të Kuvendit dt. 7 korrik 2005 për çështjen e pensionistëve në Kosovë (kërkesë e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale) dhe me debatin për ndërtimin ilegal të banesave kolektive nga Qeveria e Serbisë në lagjet veriore të Mitrovicës (sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të LDD-së). Kryesia, ndërkaq, ka vlerësuar se kërkesa e deputetit Emrush Xhemajli për përfundimin e mandatit të Grupit Negociator, nuk i plotëson kushtet për t’u radhitur në rend dite të seancës plenare.
Në mbledhjen e sotme, anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, ka paraqitur një informatë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.