Lajmet e fundit

Grupi Joformal i Deputeteve takoi ish senatoren kanadeze, Sarmit Bulte

, 13.06.2007




Grupi Joformal i Deputeteve te Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga bashkëkryesueset, Hatixhe Hoxha dhe Gjylshen Berisha, nën organizimin e IND-së kanë patur një takim me karakter pune, me ish senatoren kanadeze znj. Sarmit Bulte.

Ish senatorja kanadeze Znj. Sarmite Bulte përgëzoi Grupin për punën e bërë deri më tash si dhe e informoi ate me organizimin dhe aktivitetet e Grupit të deputeteve kanadeze, si dhe përcolli përvojat e mira që mund të ndihmojnë në punën e mëtutjeshme të Grupit të Deputeteve.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave reciproke, me qëllim të organizimit edhe më efektiv të aktiviteteve të Grupit të Deputeteve. Në këtë takim u theksua se janë me interes takimet e këtilla, si dhe u vlerësua mbështetja që po i jep në vazhdimës IND-ja Grupit Joformal të Deputeteve.

Grupi Joformal i Deputeteve takoi ish senatoren kanadeze, Sarmit Bulte