Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring
, 18.06.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot koordinatorin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring, i cili shoqërohej edhe nga Maurice Dewulf, drejtor i UNDP-së në Kosovë, znj. Enkhtsetseg Miyegombo, asistent përfaqësues i përhershëm dhe Burbuqe Dobrabnja , zyrtare për informim.
Kryeparlamentari Berisha në fillim foli për ecuritë aktuale të punës në Kuvend, si dhe të institucioneve të tjera për periudhën e tranzicionit, si dhe të passtatusit në Kosovë. Ndërkaq, z. Frode Mauring njoftoi kryeparlamentarin me projektet me të cilat merret UNDP, qoftë vetëm , qoftë si koordinatore, ose së bashku me 14 agjenci të tjera, por edhe në bashkëpunim me institucionet vendore. Aktivitetet kryesore zhvillohen kryesisht nëpërmjet projekteve në fushat e rikthimit, të sigurisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe formave të krimit të organizuar, forcimit të kapaciteteve qeverisëse, si në nivel qendror , ashtu edhe në atë lokal, si dhe në mbrojtjen e ambientit.
Frode Mauring theksoi në vijim se në Programin e UNDP-së dhe të agjencive të tjera synohet që të veprojnë në Kosovë, ashtu si edhe në vendet tjera.
Kryeparlamentari Berisha u falënderua për punën e deritashme, duke shprehur bindjen se ky aktivitet do të vijë duke u shtuar pas zgjidhjes së statusit, kur Kosova do të vërë raporte të reja me OKB-në dhe agjencitë e saj. Në këtë takim u vendos që me nismën e UNDP-së, më 27 qershor, të organizohet së bashku një takim , në të cilin do të prezantohen të dhënat më të reja të Raportit të 2-të të objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit dhe të Raportit të zhvillimit njerëzor në Kosovë, i cili ka për temë rininë.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komisioneve të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues UNDP-së dhe të agjencive tjera të OKB-së. Një nga temat e këtij takimi do të jetë edhe bashkëpunimi i mëtejmë institucioneve të vendit me agjencitë e OKB-së.