Lajmet e fundit
Dëgjim publik në Komisionin për Arsim...
, 18.06.2007
Komisioni për Arsim, Shkëncë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nimon Alimusaj, nënkryetar i parë i Komisionit, organizoi sot një dëgjim publik në të cilin tema krysore ishin vështirësitë materiale me të cilat po ballafaqohet Akedemia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), sidomos sa i përket haspirës së punës. Në këtë dëgjim publik mori pjesë edhe kryetari i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Rexhep Ismajli, i shoqëruar edhe nga disa akademik të tjerë. Akademik Ismajli njoftoi të pranishmit mbi procedurat rreth fillimit të ndërtimit të objektit të ri të ASHAK-së. Tashmë, si tha Ismajli, është siguruar trualli ku do të ndërtohet Akademia, mirëpo puna ka ngecur në çështjen e mungesës së Njesisë së Prokurimit të Akademisë, e cili do të anagzhohet edhe rreth ndërtimit të objektit. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të gjindet një zgjidhje, mirëpo deri më tani nuk është gjetur ndonjë zgjidhje lidhur me menaxhimin e investimeve për këtë objekt. Bëhej apel që sa më parë të zgjidhet çështja e prokurimit në mënyrë që objekti të filloi së ndërtuari sa më shpejt, përderisa janë të siguruara mjetet. Do të ishte paradoksale që mjetet të qëndrojnë në bankë, ndërsa akademikët nuk kanë as kushtet më elementare për punë.
Në vijim akademikët u anagzhuan edhe për një qasje më të avancuar ndaj Akademisë nga ana e institucioneve të vendit. Në praktikën e deritashme nga ana e tyre nuk ka pasur përpkrahje të duhur materiale për ngritjen e kuadrove të reja shkencore dhe artistike.
Në vijim akademikët u anagzhuan edhe për një qasje më të avancuar ndaj Akademisë nga ana e institucioneve të vendit. Në praktikën e deritashme nga ana e tyre nuk ka pasur përpkrahje të duhur materiale për ngritjen e kuadrove të reja shkencore dhe artistike.