Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

, 19.06.2007




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor i kryesuar nga Rifat Krasniq, kryetar, u mblodh sot për të diskutuar Projektligjin për Parqet Nacionale. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Përfaqësuesit e këtyre dy ministrive dhanë propozimet e tyre lidhur me Projektligjin për Parqet Nacionale, me ç’rast ministria e Bujqësisë kërkonte që të zvogëlohet hapësira e paraparë prej 62 mijë hektarëve për parqet nacionale, ndërsa Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor e arsyetonte këtë hapësirë.

Komisioni pas një debati, konstatoi se projektligji duhet t’i kthehet edhe njëhërë Qeverisë së Kosovës, që kjo e fundit të dalë me një qëndrim unik lidhur me këtë nen. Pastaj Komisioni do ta ketë me të lehtë ta procedojë këtë Projekligj në Kuvend.
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor