Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Miloslav Nad
, 20.06.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Mirosllav Nad, të cilit i ka uruar punë të mbarë dhe sa më shumë bashkëpunim të ndërsjellë. Ai, ndërkaq, diplomatit sllovak i ka shpjeguar për punën që po bën Kuvendi i Kosovës për miratimin e legjislacionit të nevojshëm, si dhe për ecurinë e gjithë procesit për përcaktimin e statusit të vendit. Në vazhdim të takimit është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për çështje, të cilat lidhen me Kosovën.
Shefi i Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Miloslav Nad, rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë së vendit të tij për të mbështetur pavarësinë e Kosovës, sikurse edhe vendet e tjera të BE-së. Ai me këtë rast, duke transmetuar edhe përvojat e vendit të tij, theksoi se në këtë periudhë është me rëndësi që kosovarët të mos e humbin durimin dhe qetësinë në rrugën e tyre drejt realizmit të synimeve.
Duke bashkëbiseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërparlamentar, kryeparlamentari Berisha ka theksuar se është mirë të vihet një bashkëpunim i tillë edhe me Parlamentin e Sllovakisë, sepse këto komunikime kanë rëndësi për parlamentet dhe në rastin e Kosovës, bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me parlamentet e disa vendeve evropiane, është treguar shumë i dobishëm.