Lajmet e fundit

Nga vizita e Grupit të deputeteve të Kuvendit të Kosovës në Shkup

, 21.06.2007




Grupi i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, në organizimin e NDI-së, dje ishte për një vizitë pune në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit në Shkup Grupi pati takime me Lobin e Grave të Maqedonisë, dhe drejtoreshën e saj, Daniela Dimitrievska.

Grupi i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, vizitoi edhe Parlamentin e Maqedonisë, ku u takua me Komisionin parlamentar për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, dhe kryetaren e komisionit znj. Liljana Popovska.

Më pas Grupi pati takim me Grupin Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Maqedonisë.

Deputetet nga Kosova shkëmbyen përvoja dhe informata lidhur me strukturën, buxhetin dhe financat, për arritjet e deritashme dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.
Nga vizita e Grupit të deputeteve të Kuvendit të Kosovës në Shkup