Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës vizitoi Gjakovën
, 25.06.2007
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Sanije Alijaj, nënkryetare e parë e Komisionit, qëndroi sot për një vizitë në Kuvendin e Komunës së Gjakovës.
Në Kuvendin e Komunës së Gjakovës u mbajt një takim me kryetarin e Kuvendit të kësaj komune, Aqif Shehun dhe me bashkëpunëtorët e tij. Duke i informuar anëtarët e Komisionit në fjalë lidhur me plotësimin e standardeve që kanë të bëjnë me kthimin dhe integrimin e të gjitha bashkësive në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Komunës së Gjakovës, kryetari Shehu theksoi, pos tjerash, se në Komunën e Gjakovës e cila numëron rreth 167.000 banorë, jetojnë rreth 8.000 pjesëtarë të bashkësive etnike, shumica e të cilëve janë egjiptianë, pastaj hashkalive dhe romë dhe një numër i vogël i boshnjakëve. Përndryshe, në Komunën e Gjakovës veprojnë dy zyra që merren me kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me interesat e bashkësive nacionale që jetojnë në Komunën e Gjakovës ku janë të punësuar edhe disa pjesëtarë të këtyre bashkësive. Në vazhdim kryetari Shehu theksoi se gjatë disa viteve të fundit janë realizuar disa projekte për nevojat e bashkësive etnike, përkatësisht për krijimin e kushteve sa më të mira për jetë dhe punë që, para së gjithash, nënkupton rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, asfaltimin dhe ndriçimin e disa rrugëve rurale dhe të lagjeve të caktuara. Ai, po ashtu, theksoi se një numër i madh i projekteve ka mbetur pa u realizuar për mungesë të mjeteve financiare. Sa i përket kthimit të të zhvendosurve kryetari Shehu vuri në pah se as në këtë aspekt nuk ka qenë e mundur të arrihen rezultate të kënaqshme, po ashtu, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, përkundër faktit se komuna ka bërë përpjekje për kthimin e të gjitha atyre të cilët para shpërthimit të luftës në Kosovë kanë jetuar dhe punuar në këtë komunë.
Gjatë qëndrimit në Komunën e Gjakovës, anëtarët e Komisionit vizituan lagjen Kolonia e Duhanit ku jetojnë pjesëtarët e bashkësisë etnike egjiptiane. Pjesëtarët e kësaj bashkësie etnike i njoftuan anëtarët e Komisionit me problemet dhe vështirësitë e tjera jetësore me të cilat përballen në jetën e përditshme.