Lajmet e fundit
Dëgjim Publik nga Komisioni Parlamentar për Arsim...
, 26.06.2007
Komisioni për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar, mbajti sot një dëgjim publik me përfaqësuesit e organizatave donatore të fushës së arsimit. Pasi u falënderuan donatorët për punën e tyre që kanë bërë në mbështetje të arsimit gjatë këtyre 7 viteve të fundit, u kërkua që të japin edhe më tej përkrahjen e tyre në këtë aspekt. Kryetari i Komisionit i njoftojë mbi gjendjen e rëndë të arsimit që po mbretëron në Kosovë dhe kërkoi nga donatorët ta njoftojnë Komisionin mbi mundësinë e mbështetjes financiare të arsimit për vitin e ardhshëm. Me këtë rast përfaqësuesit e donatorëve që merrnin pjesë në këtë takim: OSBE, USAID, UNICEF, ADA, SIDA etj., i sugjeruan Komisionit që të përpiloi një listë prioritetesh për fushën e arsimit, që këta të fundit ta kenë më të lëhtë edhe mbështetjen e tyre.
Nga donatorët u potencuan edhe universitetet private, që kohëve te fundit janë bërë të shumtë, e të cilët po licensohen nga Minsitria e Arsimit dhe u tha se duhet kontrolluar kualiteti i studentëve të cilët diplomojnë në këto universitete.
Komisioni kërkoi nga donatorët që para se të bëhet planifikimi buxhetor i tyre për vitin e ardhshëm të mbahet edhe një takim në mënyrë që nga ana e Komisionit të prezentohet lista e prioriteve në arsim, ku mund të mbështeten donatorët.