Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e përvjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, dha këtë komunikatë për media:
, 02.07.2007
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është dhe do të jetë njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Më 2 Korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në rrethana të vështira e të rrezikshme, deklaruan pavarësinë e Kosovës. Deklarata e 2 Korrikut përbën aktin formal e juridik të përcaktimit të popullit për pavarësi. Këtij akti legal e legjitim i kanë paraprirë shekuj e dekada të mbushura me sakrifica, me vuajtje e me përpjekje të pareshtura.
Më 2 Korrik të vitit 1990 u tha qartë se vullneti i popullit të Kosovës është pavarësia. Rëndësia e 2 Korrikut, përveç faktit se përbën sublimimin e vullnetit të popullit, qëndron edhe në faktin se, mbi bazën e saj, pasuan akte të tjera të rëndësishme për jetësimin e pavarësisë – Kushtetuta e Kaçanikut, Referendumi për pavarësi , ndërtimi i institucioneve dhe i subjekteve politike pluraliste e demokratike, lufta heroike e UÇK-së dhe përpjekjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Me kalimin e kohës, Deklarata e 2 Korrikut erdhi duke u fuqizuar dhe duke marrë rëndësi e vlerë të shtuar, sepse ishte veprim i duhur dhe veprim i drejtë. Kjo u vërejt në përpjekjet e vendosura për jetësimin e saj nga qytetarët e Kosovës, nga institucionet demokratike të ndërtuara pas lufte në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe në përpjekjet për zhvillim të përgjithshëm. Kjo vërehet edhe sot në besimin e plotë të qytetarëve të Kosovës, në ecjen e pandalshme drejt momentit madhor të kurorëzimit të të gjitha këtyre përpjekjeve me pavarësinë e plotë, me pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht, të Kosovës.
Duke uruar 2 Korrikun, edhe një herë u shprehim mirënjohje të thellë deputetëve që hartuan dhe që miratuan Deklaratën dhe të gjithë atyre që u angazhuan, veçanërisht atyre që u sakrifikuan për jetësimin e idealeve të Deklaratës së 2 Korrikut”.
Prishtinë, 2 korrik 2007