Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Arsim...

, 03.07.2007




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar mbajti sot mbledhje ku u shqyrtua shkresa e Kosovafilmit, drejtuar këtij Komisioni. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Gani Mehmetaj, drejtor i Kosovafilmit, gjithashtu ishin të ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të cilët nuk erdhën në këtë takim.

Gani Mehmetaj, drejtori i Kosovafilmit, e njoftojë Komisionin më përsëafërmi me problemin që po ballafaqohet ky institucion. Ai me këtë rast theksoi se ministri i Kulturës...z. Astrit Haraqija, ka nxjerrë një vendim me të cilin shuan Kosovafilmin, duke e shkrirë në një Qendër të posaformua të quajtur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), e cila për detyrë ka vetëm menaxhimin e mjeteve që ndan ministria për shtëpitë filmike. Poashtu në shkresën që ishte e nënshkruar nga artistë të shquar kosovarë, e që i është drejtuar Komisionit, kërkohet që Kosovafilmi të mbetet Institucion i tillë siç ka qenë, për prodhimin e filmit, e jo të shndërrohet në një Qendër për menaxhim financash. Mehmetaj potencoi edhe faktin e pagave të punëtorëve të Kosovafilmit, të cilët ka muaj që nuk i kanë marrë, siç tha ai, në hakmarrje për këtë mospajtim. Mehmetaj tha se vendimi është i marrë nga vetë ministri, e jo nga Ministria e Kulturës, me çka prezentojë edhe një shkresë, e cila ishtë bërë publike në media, e shkruar nga një zyrtar i Ministrisë së Kulturës (Hasan Zekaj), i cili poashtu nuk pajtohej me vendimin e ministrit për shuarje të Kosovafilmit.

Gjithashtu Mehmetaj potencoi edhe faktin se Kosovafilmi ka frikën e marrjes së pronës së saj, meqë me këtë vendim, ministri i Kulturës ka lënë hapsirë që kjo pronë t’i kalohet një institucioni tjetër. Komisioni pasi dëgjoi problemin e krijuar në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Kosovafilmit, meqë siç u tha në Komisoni nuk është e pranishme edhe pala tjetër, për të dëgjuar edhe ata se çka thonë, atëher dolën me këto perfundime:

- Ligji për Kinematografi, së bashku me dy shkresat, atë të Kosovafilmit si dhe atë të Hasan Zekajt, t’iu drejtohen jusristëve të Kuvendit, që këta të fundit t’i shqyrtojnë në rrafshin juridik.
- T’i bëhet një shkresë Ministrisë së Kulturës, për t’ia bërë me dije që Komisioni është i shqetësuar me vendimin e nxjerrë nga ministri.
- Në javën e fundit të gushtit Komisioni do ta thrrasë një takim me përfaqësuesit e zyrës Ligjore të Kryeministrit, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, si dhe ata të Kosovafilmit në mënyrë që të shqyrtohet çështja e kësaj shtëpie filmike.
Nga Komisioni për Arsim...