Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha uron 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

, 03.07.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha me anë të një telegrami dërguar shefes së Zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov, ka uruar popullin dhe institucionet e SHBA-ve me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nderuar Zonja Kajdanov,

Në emër të Kuvendit të Kosovës ju përcjell urimet më të përzemërta më rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

4 Korriku është ditë e madhe për popullin amerikan, por edhe për të gjithë popujt e botës që aspirojnë demokraci, perceptohet si ditë e simbolikës së lirisë.

Përfitojmë nga ky përvjetor për të theksuar edhe njëherë admirimin tonë të pafund për vlerat e demokracisë në SHBA, përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për të kultivuar demokracinë në vendin tuaj por edhe për të mbështetur përpjekjet e të gjitha vendeve të tjera që duan lirinë dhe demokracinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Kolë Berisha
Prishtinë, me 3 korrik 2007