Lajmet e fundit
Papa Benedikti XVI i shkroi letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha
, 04.07.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, mori këto ditë një letër nga Papa Benedikti XVI, në të cilën Ati i Shenjtë e falënderon kryeparlamentarin Berisha për urimet që ia dërgoi me rastin e ditëlindjes së Tij të tetëdhjetë.
Papa Benedikti XVI, në këtë letër, e siguron kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, se mbetet shpirtërisht bashkë me popullin e Kosovës dhe se atë, pra popullin e Kosovës, do ta ketë në mendje gjatë lutjeve të Tij.
Po ashtu, Papa Benedikti XVI, edhe një herë rithekson dëshirën e Tij për t`i çuar përpara çështjet për të cilat është biseduar në takimin që u zhvillua në Selinë e Shenjtë në Vatikan, në mars të këtij viti, ndërmjet Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, z. Kolë Berisha, dhe Hirësisë së tij, Papa Benediktit XVI.