Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 05.07.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për seancë e radhës, e cila do të mbahen më 12 korrik.
Në pjesën e parë të seancës Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse më pastaj do të procedohet me projektligjet. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta Banesore, ai për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publikë, Projektligji për organizmat e modifikuara gjenetikisht dhe ai për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët nr.2003/11.
Në këtë seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe rekomandimi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Pjesën në të madhe të kohës së mbledhjes së sotme të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare e ka marrë gjithsesi shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për debat për formësimin e qëndrimit zyrtarë të Kuvendit të Kosovës për shtyrjen e njohjes ndërkombëtare të statusit politik, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kërkesa ka hasur mbështetje të gjerë nga anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare. Është arritur pajtimi se duhet të mbahet një seancë e veçantë, brenda këtij muaji, e cila do t’i kushtohet debatit për formësimin e qëndrimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me procesin e statusit politik të Kosovës. Kryesia ka vlerësuar se para se të caktohet data e mbajtjes së seancës së radhës për këtë çështje, duhet të mbahet një takim i Kryesisë së Kuvendit me Grupin Negociator. Duhet parë edhe mundësinë e pranisë së anëtarëve të Grupit Negociator të Kosovës në këtë seancë debati. Të gjithë diskutuesit në këtë temë, ndërkaq, kanë theksuar se debati nuk bëhet për konfrontim politik, apo zhvleftësim të punës së Grupit të Unitetit, por ekskluzivisht për formësimin e qëndrimit për statusin e vendit pas propozimit të mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtar për shtyrje katër mujore të statusit.
Duke shqyrtuar kërkesën e ngjashme të grupit të deputetëve (8 deputet) për debat urgjent në seancë plenare për Çështja e shtyrjes së statusit të Kosovës, anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare kanë vlerësuar se kërkesa për debat urgjent duhet të shoqërohet nga 40 nënshkrime të deputetëve.
Debati për gjendjen e sportit në Kosovë, me vetë kërkesën e shefit Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, është shtyrë për ndonjë seancë tjetër.
Kryesia po sot ka mbështetur kërkesën së Grupit Parlamentar ORA për ta ftuar në Interpelancë Kryeministrin Agim Çeku, lidhur me moszbatimin e ligjit gjatë licencimit të operatorit të dytë mobil në Kosovë dhe e ka futur atë në procedurë të rregullt.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë shqyrtuar rekomandimit i Komisionit për Shërbime publike, Administratë lokale dhe Media për formimin e Komisionit ad-hoc, për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe Rekomandimi i këtij komisioni për formimin e Komisionit ad-hoc, për emërimin e anëtarëve të Këshillit të KPM-së.
Sa i përket kërkesës së Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për njoftimin e këtij komisioni për procesin e hartimit e Kushtetutës të Kosovës, Kryesia ka rekomanduar që Komisioni Legjislativ dhe ai për Hartimin e Kushtetutës ta realizojnë një takim të përbashkët për të shqyrtuar aspekte të kushtetutëbërjes.
Kryesia ka shqyrtuar edhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës të Kuvendit.