Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti ne takim lamtumirës shefen e Zyrës Zvicerane ,Yvana Elzner
, 06.07.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës Zvicerane në Prishtinë , Yvana Elzner.
Kryeparlamntari Berisha ka falënderuar Zvicrën dhe institucionet e saj për përkrahje të vazhdueshme proceseve në Kosovë, me projekte të shumta, si dhe për mbështetjen e qartë e të vendosur që ka bërë për statusin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit falënderoi edhe për trajtimin dinjitoz dhe shansin që u ka dhënë qeveria zvicerane numrit të madh të kosovarëve që jetojnë në këtë vend . Kryeparlamentari falënderoi edhe zonjën e Elzner për angazhimin si përfaqësuese e vendit të saj por edhe si personalitet që tregoi shembullin e komunikimit miqësor me kosovarët. Këto ndarje me miqtë, tha z.Berisha, nuk janë të lehta, por jemi të kënaqur që edhe më tej do të përkrahni Kosovën sepse e njihni për kohën që keni qëndruar këtu.
Diplomatja zvicerane, Yvana Elzner, foli për punën dhe përvojat interesante dhe bashkëpunimin e mirë në Kosovë. Ajo theksoi se Qeveria Zvicerane do të vazhdojë edhe më tej projektet e përkrahjes për Kosovën. Zvicra, tha Elzner, do të jetë pjesë e Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë dhe pjesë e Forcës Ndërkombëtare (KFOR-it). Pasuesi im në këtë post, tha ajo, është i motivuar dhe i gatshëm të vazhdojë me përkushtim punën e deritashme.
Zonja Elzner është emëruar ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.