Lajmet e fundit

Nga vizita e Komisionit Parlamentar për Bujqësi në Trepçë dhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës

, 06.07.2007




Komisionin e ka pritur menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça i udhëhequr nga drejtori Nazmi Mikullovci. Ai e ka njoftuar komisionin me strukturën aktuale të këtij gjiganti. Ende pa hy në çështjet mjedisore , ai sqaroi se ku gjendet Trepça dhe çka synon në të ardhmen, duke nënvizuar problemet ligjore të cilat pengojnë prosperitetin e fabrikës. Pas luftës, vazhdoi ai, shumë punëtorë të Trepçës kanë mbetur pa u punësuar për shkak të teknologjisë së ndryshuar por edhe për shkak të rrethanave të reja, mirëpo Trepça ka mbetur në këmbët e veta falë dokumentacionit të paprekur në këtë pjesë të Mitrovicës. Gjatë vitit 2002 është dashur të intervenoi UNMIK-u për shkak të ndotjes së mjedisit. Është e vërtet se Trepça ka borxhe prej 50 deri 250 milion euro mirëpo kjo është rezultati kryesor i politikës aktuale e cila arin të mbaj një “politikë të paqës” deri në zgjedhjen përfundimtare të statusit të saj, ka thënë Mikullovci. Ai theksoi se deri tani janë bërë mjaft punë të mëdha në këtë fabrikë duke u nisur nga riparimet e pajisjeve, investimeve deri te proceset teknologjike të reja. Në vazhdim ai kritikoi ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës mbi prokurimin, të cilit i mungojnë specifikat e duhura, për ç’shkak ofertat vështirë realizohen.

Kryetari i komisionit, Rifat Krasniç përshëndeti menaxhmentin e fabrikës duke prezantuar komisionin dhe duke falënderuar për mikpritje, ndërsa Lulzim Zeneli u fokusua në problemet mjedisore të cilat ky komision ka vendosur të monitoroi së pari në gjigantet, siç janë Trepça, KEK-u dhe Feronikli, si dhe të shikoi mundësinë e ndikimit të këtij komisioni në aspektin pozitiv. Kjo vizitë, tha Zeneli, duhet të shërbejë për rekomandime në aspektin mjedisor.

Zyrtarët e Trepçës theksuan se pas luftës, falë ndihmës ndërkombëtare, shumë hapësirave të veta Terepça ua ka kthye pamjen e hapësirave industriale, që do të jetë e rëndësishme për privatizimin. Kontribut më të madh pas luftës ka pas Programi i rikonstruimitm në Metalurgjinë e zinkut për trajtimin e mbeturinave të lëngëta. Janë spikatur edhe përmirësimi i deponisë në Zhitkovc, pastrimi i hapësirës në Metalurgjinë e plumbit, etj. Agjensioni suedez SIDA do të aprovoi projektin e mbylljes përfundimtare të deponisë në Graçanicë dhe projekte tjera me të cilat ka pasur probleme mjedisore, e të cilat për dekada mund të ngarkojnë situatën mjedisore në Trepçë. Të gjitha këto çështje që përfshihen me këto projekte janë prioritet i lartë, për shkak se kanë ndikime në hapësirat ndërkufitare sidomos nga ndikimi i drenazhimit të përbërjeve-tretjeve toksike dhe acidike të metaleve të rënda nga deponitë e sterileve të flotacioneve si dhe ujërave acidike të shkarkuara nga minierat, të cilat i ndotin rrjedhat e lumenjve të regjionit.

Në Kuvendin Komunal në Mitrovicë komisionin e ka pritur Mursel Ibrahimi, kryetar me bashkëpunëtorët. Ai felenderoi për këtë vizitë duke potencuar faktin e njohur se Mitrovica momentalisht ballafaqohet më tepër me probleme politike, mirëpo problemet mjedisore janë gjithashtu e kaluara e këtij qyteti, të cilat kanë filluar prapë të shfaqen me aktivizimin (jo si përpara) e Trepçës.

Ka aksidente ekologjike si në ajër, ujë dhe tokë, evitimi i të cilave bëhet mjaft ngadalë me ndihmën e KFOR-it dhe TMK-së. Gjithnjë dhe në vazhdimësi bëhet vetëdijsimi i popullatës për mirëmbajtjen dhe përparimin e ambientit jetësor. Stabilimentet industriale të ish kombinatit të Trepçës, të vendosura në pjesën veriore dhe jugore janë ndotësit kryesorë, ndotja e lumenjve është permanente, është thënë në takim . Toka dhe ajri kanë sasira të konsiderueshme të agjentëve të ndryshëm si plumb, zink, kadmium, acid sulfurik dhe materie të ndryshme të sendimentuara, të cilat rrezikojnë sidomos fëmijët.

Nga takimi ka dalë si shumë e nevojshme:
-përgatitja e projekt propozimeve për trajtimin e tre deponive,
-implementimi i rregullave për monitorimin e kualitetit të ajrit, ujit dhe tokës,
-programet për pastrimin e përbërjes së plumbit etj nga mjedisi,
-shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, sidomos mbjelljes së drunjëve të lartë,
-largimi i dheut të ndotur,
-menaxhimi i mbeturinave (mjekësore),
-metodat e mbrojtjes nga helmimi me plumb, -themelimi i fondit për mbrojtje të mjedisit dhe aplikimi rigoroz i ligjeve mjedisore