Lajmet e fundit

Trajnimi në dhënien e udhëzimeve për hartimin e Legjislacionit

, 13.07.2007




Projekti "Mbështetje e mëtejme për Kuvendin e Kosovës" i financuar nga UE, dhe i udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, me mbështetje nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar në javën prej 9 deri me 13 korrik 2007 një trajnim në dhënien e Udhëzimeve për Hartim të Legjislacionit, i mbajtur ky në hapësirat e Universitetit Amerikan në Kosovë.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi ishin 35 zyrtarë nga administrata e Kuvendit, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punës, stafi mbështetës i Kuvendit nga OSBE-ja dhe NDI-ja.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti ishte konsolidimi i kapaciteteve të qëndrueshme institucionale në Kuvend. Trajnimi kishte synim të veçantë vazhdimin e fuqizimit të kapaciteteve Profesionale dhe shkathtësive teknike të Seksionit për mbështetje të Komisioneve të Departamentit Ligjor brenda Sekretariatit të Kuvendit, si dhe për një bashkëveprim më të mirë përmes shkëmbimit të informacioneve me Departamentin Ligjor të Zyrës së Kryeministrit, për të harmonizuar hartimin teknik dhe për të theksuar rëndësinë e standardizimit të raporteve për të mundësuar kështu një qasje më të lehtë për shfrytëzuesit: Deputetët, njerëzit profesional në atë fushë dhe natyrisht qytetarët. Po ashtu për të ndërtuar një rrjet të hershëm me nismën e një projekt ligji në mes të anëtarëve të Komisionit, ‘raportuesit’ të Komisionit, koordinatorëve të komisioneve dhe stafit të administratës për të ndihmuar kështu në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për tekstin dhe amendamentet.
Trajnimi në dhënien e udhëzimeve për hartimin e Legjislacionit