Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë me Grupin e Unitetit

, 17.07.2007




Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me Ekipin e Unitetit, që u mbajt sot, (17 korrik 2007) pas konsultimeve të nevojshme me Ekipin e Unitetit, mori vendim unanim që seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të debatohet lidhur me zhvillimet e procesit për definimin e statusit të Kosovës, të mbahet me datën 30 korrik.

Seanca do të ketë vetëm këtë pikë shqyrtimi në rendin e ditës.

Në këtë seancë të Parlamentit do të jetë i pranishëm edhe Ekipi i Unitetit.

Kryesia vlerësoi se kjo datë është e përshtatshme për faktin se, ndërkohë, Ekipi i Unitetit është duke u përgatitur dhe do të udhëtojë në Uashington, për vizitë zyrtare, sipas ftesës së Sekretares së Shtetit te SHBA-ve, znj. Kondolisa Rajs.