Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti drejtuesit e SHPK-së të komandës regjionale të Prishtinëes

, 17.07.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot drpejtuesit e SHPK-së të Komandës regjionale të Prishtinës. Komandanti Destan Thaci paraqiti para kryeparlamentarit angazhimet aktuale dhe rezultatet e punës së SHP-së në regjionin e Prishtinës. Ai vlerësoi se gjendja është stabile dhe SHPK-ja në regjionin e Prishtinës po shënon rezultate gjithnjë më të mira në organizmin e të gjitha njësive dhe sektorëve. Z. Thaci ka theksuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer me institucionet e Kosovës, me KFOR-in e Policinë e UNMIK-ut, kurse posaçërisht e ka vlerësuar lartë besimin në rritje të qytetarëve tanë në Shërbimin Policor të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, duke përsëritur konstatimin se SHPK-ja është pjesë e suksesit të punës së institucioneve në ndërtimin e Kosovës demokratike, përgëzoi për angazhimet dhe rezultatet dhe premtoi mbështetje të plotë të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Kosovës, sidomos sa i priret përmirësimit të kushteve të punës së pjesëtarëve të SHPK-së. Kryeparalmentari Berisha vuri në dukje se sukseset e SHPK-së në luftimin e krimit të organizuar, trafiqeve dhe dukurive devijante në shoqëri, janë pjesë e synimeve të Kosovës për avancim të proceseve demokratike, për sundimin e ligjit dhe proceset integruese drejt BE-së.
Kryeparlamentari Berisha priti drejtuesit e SHPK-së të komandës regjionale të Prishtinëes