Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Schook
, 19.07.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha dhe zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Steven Schook, kanë zhvilluar takimin e tyre të rregullt në të cilin është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë lidhur me procesin e definimit të statusit, si dhe dinamikën e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Në këtë takim u vlerësua lartë fakti se në Ekipin e Unitetit po vazhdon të ruhet dhe të funksionojë shkallë e lartë e unitetit që është me rëndësi qenësore për mbarëvajtjen e proceseve lidhur me çështjen kryesore për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. U diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë që ka takimi i Ekipit të Unitetit me Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Kondoleza Rajs.
Z. Schook duke reaguar ndaj shkrimeve e spekulimeve për gjoja ndarje eventuale të një pjese të Kosovës, ka qenë kategorik në konstatimin se ndarja nuk është fare opcion . Ata që flasin për opcione të tilla ose nuk i njohin realitet në rajon ose janë të papërgjegjshëm, ka thënë ai. Për këtë mundësi, madje, as që duhet të diskutohet, ka thënë z. Schook, duke rikujtuar qëndrimin e qartë të parimeve dhe garancive të Grupit të Kontaktit, lidhur me integritetin territorial të Kosovës.