Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 20.07.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e 27 korrikut.
Fillimisht Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim do të shqyrtohen tri projektligje. Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për përkrahje materiale familjarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për letërnjoftimin dhe ai për Trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Seanca parlamentare do të debatojë për ndërtimet ilegale të banesave kolektive në pjesën veriore të Mitrovicës, të financuara nga Qeveria e Serbisë, megjithëse deputetët nuk kanë marrë materialin bazë për diskutim, të kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.
Po në këtë seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet raporti i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me propozimin e Prokurorisë Publike të Kosovës për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesia po në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar përgjigjen e Kryeministrit Çeku në kërkesën së Grupit Parlamentar ORA për ta ftuar atë në Interpelancë lidhur me moszbatimin e ligjit gjatë licencimit të operatorit të dytë mobil në Kosovë.
Kryeministri Çeku i shkruan Kryesisë se nuk mund t’i përgjigjet kërkesës së ORA-s për interpelancë, pasi që çështja është kompetencë dhe përgjegjësi e ART-së, kurse Kryesia kërkon që ai, megjithatë, të paraqitet në interpelancë.
Kryesia është pajtuar me kërkesat buxhetore të Kuvendit për vitin 2008, të miratuara nga Qeveris e Kosovës, ndërkaq, lidhur me kërkesat për rishikimet buxhetore të vitit 2007, anëtarët e Kryesisë kanë mbetur të përgjigjen deri të hënën e ardhshme.
Në mbledhjen e sotme anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, ka prezantuar Raportin e Komisionit për Siguri për pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në programin e 8 të Parlamentarëve të rinj të NATO-s.