Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Kole Berisha pergezon zgjedhjen e Presidnetit Bamir Topit
, 21.07.2007
Në një komunikatë për media kryeparlamentari Kolë Berisha thotë:
“Zgjedhja e presidentit të ri është një fitore e madhe për Kuvendin e Shqipërisë, për të gjithë qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë, është një fitore e proceseve demokratike ,është një lajm I mirë që na ka gëzuar të gjithëve . Figura integruese dhe përvoja e deritashme e z.Bamir Topi janë bazë e fortë për të besuar se Shqipëria do të vazhdojë fuqishëm proceset integruese drejtë BE-së dhe NATO-së si dhe të ndikojë në dinamizimin e proceseve integruese të rajonit .
Që në prononcimin e parë si President z.Topi I bëri të qarta orientimet dhe prioritetet e angazhimit dhe duke e njohur nga përvoja e tij e deritashme jemi të bindur se do të jetë konsistent në realizimin e këtij kursi.
Në emër të Kuvendit të Kosovës I urojmë Presidentit Topi punë të mbarë ,fat e shumë suskese në detyrën e rëndësishme të cilën e ka marrë në një moment kaq të rëndësishëm për shqiptarët.
Me këtë rast shpreh mirënjohje edhe presidentit të deritashëm Alfred Mojsiu për angazhimet dhe kontributin e tij lidhur me statusin e Kosovës.