Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të të Drejtave dhe të Interesave të Komuniteteve dhe të Kthimit të Kuvendit të Kosovës
, 23.07.2007
Komisioni i të Drejtave dhe të Interesave të Komuniteteve dhe të Kthimit i Kuvendit të Kosovës, të cilin e drejtori kryetari z. Randjel Nojkiq, mbajti sot mbledhjen e vet të rregullt, në të cilën pati në rend dite edhe pasqyrën e pjesës së shpenzimeve të Ministrisë së Komuniteteve dhe të Kthimit për vitin 2006 dhe 2007. Në mbledhjen e cekur, anëtarët e Komisionit patën vërejtje të shumta lidhur me përgjegjësit e Ministrisë së Komuniteteve dhe të Kthimit për shkak të mosdërgimit të raportit komplet të shpenzimeve të kësaj Ministrie për vitin 2006 dhe 2007, por edhe për shkak të mospjesëmarrjes në mbledhje të këtij Komisionit të përgjegjësve të Ministrisë së cekur. Për këtë arsye u mor vendimi që kryetari i këtij Komisioni, z. Nojkiq së shpejti ta njoftojë lidhur me këtë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Komisionit së bashku me dy nënkryetarët e vet do të takohet po ashtu me kryetarin e Qeverisë dhe ta njoftojë atë lidhur me këtë situatë.
Në të njëjtën mbledhje u mor edhe vendimi që anëtarët e këtij Komisioni, më 25 korrik të këtij viti, të vizitojnë komunën e Ferizajt, përkatësisht fshatin Babushi Serb.
Në të njëjtën mbledhje u mor edhe vendimi që anëtarët e këtij Komisioni, më 25 korrik të këtij viti, të vizitojnë komunën e Ferizajt, përkatësisht fshatin Babushi Serb.