Lajmet e fundit
Sekretari gjenerali OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut takoi edhe shefat e grupeve parlamentare
, 24.07.2007
Sekretari gjeneral i OSBE-së, Ambasadorin Marc Perrin de Brichambaut, po sot ka takuar edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës: Alush Gashi, Jakup Krasniqi, Gjalnaze Syla, Teuta Sahatqija, Mahir Yagcilar dhe Ferid Agani.
Shefat e grupeve parlamentare e kanë lavdëruar punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e institucioneve në nivel lokal dhe qendror, për mbështetjen e zgjedhjeve dhe për demokratizimin e raporteve politike në vend.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Alush Gashi, ka vlerësuar se prania e OSBE-së do të jetë e nevojshme edhe në Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe se Kosova mëton të jetë njeri ndër anëtarët e barabartë të OSBE-së.
Rangjel Nojkiq (SLKM), duke e kundërshtuar Planin e Ahtisarit dhe një varg ligjesh, të cilat, siç është shprehur ai, prejudikojnë statusin, ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk do tu sillte asgjë të mirë banorëve serbë të Kosovës.
Jakup Krasniqi (PDK) ka shprehur qëndrimin, jo vetëm të partisë së tij, për statusin e Kosovës–shtet demokratik dhe sovran dhe ka shtuar se duke e pranuar Planin e Ahtisarit, pala kosovare, për hir të së ardhmes, ka bërë një kompromis të madh. Me zgjedhje të reja, ka thënë ai, duhet të rilegjitimohet lidershipi i Kosovës.
Duke i dhënë përparësi zgjidhjes së statusit të vendit në raport me zgjedhjet, Gjynaze Syla (AAK) është angazhuar që së pari të miratohet Ligji për zgjedhjet.
Zgjidhja e statusit të Kosovës është kusht për jetë dhe zhvillim për 90 përqindëshin e popullsisë së Kosovës, ka thënë Teuta Sahatqija (ORA), e cila ka tërhequr vëmendjen se zvarritjet nuk shkojnë në të mirë të stabilitetit të rajonit.
Plani i Ahtisarit krijon stabilitet politik dhe krijon perspektivë ekonomike ka thënë Mahir Yagcilar (6+), kurse Ferid Agani (g.p për Integrim) ka tërhequr vëmendjen se shtyrja e statusit do të ketë reperkusione për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Sekretari gjeneral i OSBE-së, Ambasadori Marc Perrin de Brichambaut, ka vlerësuar të arriturat e mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe të partive politike në demokratizimin e vendit, të cilat vlera i ka quajtur pasuria më e madhe e Kosovës. Ai i inkurajuar ata që të qëndrojnë edhe më afër pakicave në Kosovë, në mënyrë që të gjithëve tu dëgjohet zëri dhe të përfshihen në jetën institucionale dhe shoqërore. Ai është zotuar se organizata, të cilën e përfaqëson, do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në planin e demokratizimit, të funksionimit të institucioneve dhe mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.