Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e UNDP-se, Frode Mauring
, 26.07.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti shefin e UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring, i cili njëherësh është edhe koordinator i agjencioneve të OKB-së që aktualisht veprojnë në Kosovë. Kryeparlamentari Berisha pasi përmendi disa nga projektet dhe prioritet e punës së Kuvendit në vazhdim, veçanërisht lidhur me zbatimin e Planit të z.Ahtisari, vuri në dukje se do të jetë e dobishme dhe mirëseardhur të intensifikohet bashkëpunimi me UNDP-në por edhe me agjencitë e tjera të OKB-së që do të vazhdojnë aktivitetin edhe pas përfundimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.
Në këtë takim të rregullt, z.Mauring paraqiti aktivitet që ka zhvilluar kohën e fundit Zyra e UNDP-së në Kosovë në aspektin e realizimit të marrëveshjes për implementim të Objektivave të Mileniumit në Kosovë . Në këtë kuadër u diskuan orientimet dhe prioritetet e fokusimit në çështje të caktuara, si dhe veprimtaria në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. Z. Mauring njoftoi se për këto qëllime janë emëruar bartës të detyrave, si dhe janë caktuar edhe fonde të hollash sepse, realizimi i Objektivave të Mileniumit në shumë fusha kërkon edhe fonde. Lidhur me këto aktivitete ai tha se gjatë shtatorit do të bëhet raporti, i cili do t’i dorëzohet edhe Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha dhe z.Mauring konstatuan se çështja e statusit politik, përkatësisht vonesat, po ndikojnë edhe në agjendat e zhvillimit dhe të punës në projekte zhvillimore. Por, ka shumë fusha ku puna dhe bashkëpunimi mund të realizohen pa ndërprerje është thënë në takim. UNDP-ja, ka shumë projekte e programe dhe është e gatshme të inkorporohet me mbështetje të konsiderueshme në shumë aspekte që lidhen me implementimin e Planit të z.Ahtisari, sikurse janë decentralizimi, mbështetja për gjyqësorin e Kosovës, nëpërmjet trajnimeve për gjykatës e prokurorë, si dhe ta ndihmojë Kuvendin ta ushtrojë kontrollin mbi sektorin e sigurisë.