Lajmet e fundit
Seanca e filluar u shty për ditën e martë
, 27.07.2007
Seanca e sotme e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka vendosur t’i shtyjë punimet për ditën e martë për shkak se ka pasur propozim nga një deputet që kuvendarët e Kosovës të marrin pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit të kombit, Edmon Hoxha, në fshatin Junik, i cili propozim edhe është miratuar.
Në këtë seancë, pos pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë, ishte paraparë edhe Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Agim Çeku, në kërkesë të Grupit Parlamentar të ORA-s, shqyrtimi i tri projektligjeve, debati lidhur me ndërtimet ilegale kolektive nga qeveria e Serbisë në Veriun e Mitrovicës, si dhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me propozimin e Prokurorisë Publike të Kosovës për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Për shkak të gjendjes alarmante të përhapjes së zjarreve nëpër pyjet e Kosovës, ka pasur tri propozime (nga Grupi Parlamentar i PDK-së, nga Komisioni për Bujqësi dhe Pylltari dhe ai për Siguri) që çështja të shtrohet në këtë seancë dhe Qeveria të paraqesë një raport për masat që po ndërmerr në terren dhe dëmet e pësuara nga zjarret.
Seanca me të njëjtin rend dite do të vazhdojë të martën, më 31 korrik.