Lajmet e fundit
Komisioni për Ekonomi i propozon Kuvendit Rezolutë për Trepçën
, 31.07.2007
Në pajtim me nenin 32 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Ekonomi,Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion i propozon Kuvendit të Kosovës që të miratojë Rezolutën, si vijon:
Kuvendi i Kosovës,
Duke u thirrur në Kartën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1945, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore të vitit 1966 dhe rezolutat e nxjerra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1803 (XVII), të cilat konfirmojnë të drejtën sovrane të të gjithë popujve mbi pasuritë dhe resurset e tyre natyrore;
Duke u bazuar në të drejtën e patjetërsueshme dhe ekskluzive të popullit të Kosovës për të shfrytëzuar lirshëm të gjitha resurset natyrore të Kosovës për nevojat e zhvillimit të vet ekonomik dhe social dhe në dobi të gjeneratave të ardhshme;
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe vitale të kompleksit afarist “Trepça” për ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës dhe për shfrytëzimin e potencialit të madh të resurseve minerare mbi të cilat disponon ky kompleks për nevojat e popullit të Kosovës dhe të gjeneratave të ardhshme;
Duke marrë parasysh se Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit, duke vepruar në kuadër të kompetencave të rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, e ka klasifikuar kompleksin afarist “Trepça” si ndërmarrje shoqërore e cila sipas rregulloreve të UNMIK-ut në fuqi duhet të privatizohet ose të likuidohet;
Duke marrë parasysh faktin që para Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme për Çështje të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit ka filluar procedura për riorganizimin, respektivisht likuidimin e kompleksit afarist “Trepça” dhe se pritet që të emërohet një Administrator i cili do të vendosë për fatin e kompleksit afarist “Trepça”;
Duke qenë të vetëdijshëm se procedura e riorganizimit dhe likuidimit bartë në vetë një rrezik serioz për tjetërsimin e kompleksit afarist “Trepça” dhe të mjeteve të tij nën vlerën reale të tregut dhe në dëm të interesave legjitime të popullit të Kosovës; dhe
Duke e konsideruar kompleksin afarist “Trepça” si ndërmarrje me interes të veçantë publik, e cila për këtë arsye nuk mund të trajtohet si ndërmarrjet e tjera shoqërore dhe e cila nuk mund të administrohet, privatizohet, likuidohet ose në mënyrë tjetër të disponohet mbi mjetet e saj pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës si përfaqësuesi i vetëm dhe legjitim i popullit të Kosovës;
Nxjerr këtë
REZOLUTË
1. Kuvendi i Kosovës e cilëson kompleksin afarist “Trepça” si ndërmarrje me interes të veçantë publik dhe strategjik për Kosovën dhe për këtë arsye ky kompleks duhet të konsiderohet si ndërmarrje publike;
2. Kuvendi i Kosovës vlerëson se kompleksi afarist “Trepça” duhet të ruhet si një njësi afariste në cilësinë e ndërmarrjës publike dhe për këtë arsye nuk përkrah asnjë veprim dhe përpjekje që rezulton në emërimin e një administratori për riorganizimin dhe likuidimin e tërësishëm ose të pjesshëm të kompleksit afarist “Trepça” ose të pjesëve dhe mjeteve të këtij kompleksi;
3. Kuvendi i Kosovës fton Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm që të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur përmes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe kërkon nga ai që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të klasifikuar kompleksin afarist “Trepça” si ndërmarrje publike dhe për të ndaluar menjëherë procedurën e riorganizimit dhe likuidimit të komplesit afarist “Trepça”, përfshirë këtu edhe emërimin e administratorit;
4. Kuvendi i Kosovës mbetet i angazhuar në çështjen e kompleksit afarist “Trepça” dhe nuk përjashton marrjen e masave të tjera për të mbrojtur këtë kompleks çdo rrezik i tjetërsimit të tij, të pjesëve ose mjeteve të tij, në dëm të interesave të popullit të Kosovës.
Kryetar i Komisionit
Ibush Jonuz