Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti botuesit kosovarë të librit
, 01.08.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti në një takim një delegacion të botuesve kosovarë të librit, të kryesuar nga Nazmi Rrahmani, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës. Në takim morën pjesë edhe: Eqrem Basha (“Dukagjini”), Bajram Shatri (“Libri Shkollor”), Abdullah Zeneli (“Buzuku”) dhe Frrok Kristaj (“Anton Pashku”).
Që në fillim të takimit, kryeparlamentari Berisha përgëzoi botuesit kosovarë të librit për punën që po bëjnë në kushte mjaft të vështira në mënyrë që të mbijetojë libri në Kosovë.
Kryeparlamentari Berisha informoi mysafirët se në Kuvendin e Kosovës po bëhen përpjekje për kompletimin e një biblioteke moderne, që është e domosdoshme për 120 deputetë dhe për mbi 140 punëtorë të Kuvendit të Kosovës. Në këtë kuadër, kryeparlamentari Berisha potencoi se Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kohë më parë një Memorandum mirëkuptimi me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës për të ndërtuar një sistem funksional e modern për sistemimin e fondit të librave dhe të titujve të tjerë dhe, prandaj edhe kërkoi bashkëpunim nga botuesit kosovarë në pasurimin e kësaj biblioteke.
Botuesit kosovarë e mirëpritën idenë për bashkëpunim dhe kontribut rreth bibliotekës në kuadër të Kuvendit të Kosovës si punë e rëndësishme dhe e dobishme jo vetëm për deputetët, por edhe për studiues e të interesuar të tjerë.
Në këtë takim, botuesit kosovarë edhe shpalosën problemet me të cilat ballafaqohet veprimtaria botuese në Kosovë. U tha se veprimtaria botuese në Kosovë, përkundër sukseseve të arritura, ka ngecur shumë prapa zhvillimeve të tjera në të gjithë lëmenjtë e jetës. Në Kosovën e pasluftës, u tha në këtë takim, libri ka pasur nevojë për shumë më shumë mbështetje institucionale, ndërsa botuesit kosovarë kërkuan nga kryeparlamentari Berisha të ndikojë më shumë në zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë botuese dhe me librin.