Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Schook

, 02.08.2007




Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, zhvilloi takimin e rregullt me zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, z. Steven Schook. U bisedua për cështje të zhvillimeve aktuale në Kosovë vecanërisht lidhur me dianmikën e angazhimeve dhe të bashkëpunimit lidhur me procesin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha paraqiti agjendën dhe prioritet e punës së Kuvendit duke përsëritur konstatimin se Kuvendi është I përgatitur të bëjë pjesën e vete të punës.

Z. Shuk e vlerësoi shumë me rëndësi prononcimin e djeshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për datën kur pret raportin me vlerësimet e Grupit të Kontaktit për rezultatin e bisedimeve.

Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe mundësisë së mbajtjes se se zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale . Shpallja e tyre , tha z.Shuk, mund të bëhet nga fundi I gushtit ose në fillim të shtatorit dhe shpallja e datës do të jetë shumë e rëndësishme për aspekte teknike e juridike që janë me rëndësi për mbarvajtjen e zgjedhjeve. Ka gjëra që duhet të definohen por është me rëndësi ,theksoi z.Shcook, se tashmë është vendosur që zgjedhjet të mbahen me lista të hapura dhe mund të konstatohet se pragu zgjedhor do të jetë 5 %.

Sidoqoftë edhe për datën e shpalljes edhe për cështje të natyrës normative do të vazhdojën bisedime me Grupine Unitetit dhe partitë politike para se ato të shpallen zyrtarisht .
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steven Schook