Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë
, 20.08.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e saj të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca parlamentare të mbahet më 27 gusht .Në këtë seancë pas kohës për pyetje parlamentare ,për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët (nr. 2003/11), Projektligji për organizimin e institucioneve të kadastrit dhe Projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Në rëndin e ditës së kësaj séance do të jenë edhe Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për Çështje Gjyqësore,Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me propozimin e Prokurorisë Publike të Kosovës për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, shqyrtimi i Projekt Rezolutës për Trepçën, propozuar nga Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetike,Transport dhe Telekomunikacion.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Dinamika e realizimit të Strategjisë Legjislative të Qeverisë për vitin 2007. Gjatë debatit lidhur me këtë pikë Kryesia vlerësoi se ka vonesë në dinamikën e hartimit dhe procedimit të projektligjeve. Shih për këtë ajo angazhohet për një komunikim më të rregullt e më efikas ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për një efektshmëri më të lartë në hartimin e procedimin e ligjeve , duke marrë para sysh edhe ato të parapara me Pakon e Ahtisarit. Në emër të Qeverisë së Kosovës, një informatë lidhur me dinamikën rreth hartimit të projektligjeve dhe procedimit të tyre në periudhën deri në fund të këtij viti, paraqiti zëvendëskryeministri, Lutfi Haziri. Ai tha se ngecjet në hartimin e projektligjeve, pos tjerash, janë si pasojë edhe e kostos së lartë financiare që parashihet me rastin e zbatimit të tyre.
Në mbledhjen e ardhshme plenare të Kuvendit do të shqyrtohen edhe Raporti vjetor për vitin 2006 i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndërsa në vijim do të paraqitet në interpelancë, sipas kërkesës së GP ORA, ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Veliu, që ka të bëjë me çështjen e klasave të pesta, pastaj Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për bartjen e mjeteve buxhetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2007.
Kryesia me këtë rast u informua edhe lidhur me mbylljen e Konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë u shtrua edhe tema e çështjes së zgjedhjeve në Kosovë. Përkitazi me këtë u tha se Grupi i Unitetit duhet t’ i paraqesë një informatë institucionale Kryesisë së Kuvendit lidhur me zgjedhjet në Kosovë.