Lajmet e fundit
Komunikatë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 21.08.2007
KOMUNIKATË E KRYESISË SË KUVENDIT TË KOSOVËS, LIDHUR ME RAPORTIN FINAL TË ZYRËS SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM TË KOSOVËS
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e vet të rregullt të datës 20 gusht 2007, pos të tjerash, shqyrtoi Raportin final nr. 342, të datës 8 gusht 2007, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, lidhur me Pasqyrat financiare të Kuvendit të Kosovës për vitin 2006.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e mirëpret Raportin final të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës mbi Pasqyrat financiare të Kuvendit të Kosovës për periudhën 1 janar 2006 – 31 dhjetor 2006 dhe, në masë të madhe, e konsideron real, profesional dhe objektiv.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në të dhënat e Raportit final, thekson se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, gjatë auditimit, ka hasur në disa paqartësi dhe lëshime të tjera, kryesisht të natyrës teknike-administrative, por edhe në të tilla siç ishte mosplotësimi i vendit të punës së zyrtarit të pasurisë (është plotësuar më 4 qershor) dhe i auditorit të brendshëm (në ndërkohë është hartuar dhe miratuar Rregullorja për sistematizimin e punëve dhe është shpallur konkursi për auditor të brendshëm dhe më 1 gusht personi ka filluar punën), ato procedurale lidhur me mjetet e partive politike (ndonëse janë lëndë që bien në fushëveprimin e OSBE-së) e të ngjashme, ose mungesa e vlerësimit të pasurisë së Kuvendit (e cila është kryer ndërkohë) etj. Një pjesë prej këtyre lëshimeve teknike-administrative, sipas rekomandimeve të Auditorit, është korrigjuar, një pjesë është në procedurë e sipër të evitimit-korrigjimit, kurse pjesa tjetër e lëshimeve do të korrigjohet brenda afatit të përcaktuar nga Auditori.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës konstaton se, sipas Raportit final të auditimit, nuk bëhet fjalë për keqmenaxhim të mjeteve financiare. Nuk ka fatura pa mbulesë dhe çdo veprim është bërë në bazë të vendimit paraprak të organit kompetent. Vlen të theksohet se Raporti i Auditorit dëshmon një përmirësim të dukshëm kualitativ dhe kuantitativ në menaxhimin financiar gjatë vitit 2006 krahasuar me një vit më parë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar si ndihmë për një menaxhim sa më të mirë të mjeteve financiare dhe si preventivë për evitimin e lëshimeve të mundshme, e mirëpret në çdo kohë çdo kërkesë të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, për kryerjen e auditimit në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës mbetet edhe më tutje i interesuar dhe i hapur për bashkëpunim me Auditorin e Përgjithshëm.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të qenë sa më transparente puna e organeve të Kuvendit, Raportin final të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, bashkë me vërejtjet e dhëna dhe sqarimet për secilën çështje të ngritur, do t’ia shpërndajë për njoftim të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Prishtinë,
21 gusht 2007
KRYESIA E KUVENDIT TË KOSOVËS