Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Siguri
, 22.08.2007
Komisioni Parlamentar për Siguri i Kuvendit te Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar disa tema.
U diskutuan përgatitjet për një dëgjim para Komisionit për Siguri nga Ministria për Punë të Brendshme dhe Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave,lidhur me situatën emergjente që ka mbretëruar kohë më parë në Kosovë për shkak te zjarreve, ndërsa kjo vizitë u vendos të realizohet me 30 gusht në “Qendrën e Situatave “, ku njëherësh do t’ i bëhet edhe një vizitë kësaj qendre.
Në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e njëvjetorit te Komisionit për Siguri. Më 14 shtator bëhet një vit nga puna e këtij Komisioni dhe me këtë rast do të këtë disa aktivitete, si: editimin e një broshure për punën njëvjeçare, një debat televiziv dhe një koktej rasti.
Shqyrtimi i Projektligjit për dokumentet e udhëtimit është shtyrë për arsye se OSBE-ja i ka bërë disa vërejtje këtij Projektligji që duhet të mënjanohen në të ardhmen.