Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 23.08.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për bujqësinë organike me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente,Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/1 për transportin rrugor, me Raportin e komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente,Projektligjin për vendbanimin dhe vendqëndrimin me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Siguri, me amendamente,Projektligjin për shoqëritë tregtare, me Raportin e komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente,Projektligjin për statusin civil me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente,Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/46 për regjistrat e statusit civil me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente.
Gjatë debatit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve në shqyrtim të dytë ( miratim) në Kuvend.
Me këtë rast Komisioni miratoi edhe Raportin nga takimet me institucionet, agjensionet e pavarura të datës 16-17.07.2007. Në vijim Komisioni në parim përkrahu edhe Raportin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për vitin 2006. Mirëpo, lidhur me këtë, u kërkua që ART-ja brenda javës të bëjë një Raport të punës së vet, të shoqëruar edhe me pasqyrën financiare, Raportin origjinal të Auditorit për ART-në, si dhe një Raport për veprimtarinë e secilit anëtar të ART-së dhe të njëjtit t’ ia paraqesë këtij Komisioni.