Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha u takua me Emisarin e Bashkimit Evropian, Volfgang Ishinger

, 24.08.2007




Kryetari i i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot Emisarin e Bashkimit Evropian për bisedimet rreth statusit të Kosovës, Volfgang Ishinger.

Takimi Berisha-Ishinger u bë në kuadër të takimeve që Emisari i Bashkimit Evropian po zhvillon në Kosovë me anëtarët e Grupit të Unitetit të Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për takimin e dytë me radhë të anëtarëve të Ekipit të Unitetit të Kosovës me Treshen e Grupit të Kontaktit, që do të mbahet në Vjenë më 30 korrik.

Pas takimit nuk pati prononcime për media nga asnjëra palë.
Kryeparlamentari Berisha u takua me Emisarin e Bashkimit Evropian, Volfgang Ishinger