Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Roland Kater

, 29.08.2007




Komandanti i KFOR-it, Roland Kater, i cili këto ditë përfundon mandatin e tij të rregullt në krye të forcës ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të takimeve lamtumirëse me krerët e institucioneve të Kosovës është pritur sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

Kam qenë edhe më parë në Kosovë, para se të emërohesha në krye të Forcës Ndërkombëtare dhe vazhdimisht kam vërejtur ndryshime pozitive, ka deklaruar komandanti i KFOR-it , gjenerali gjerman Roland Kater, në fillim të takimit . Z. Kater ka vlerësuar shumë lart qëndrimin e popullit të Kosovës dhe ka shtuar se e meriton zgjidhjen e statusit sa më parë, sepse ka manifestuar pjekuri të lartë. Ai ka shprehur bindjen se ky nivel bashkëpunimi dhe puna e deritashme do të vazhdohen edhe nga ana e kolegut të tij francez që do ta zëvendësojë në postin e komandantit të KFOR-it.

Në këtë takim lamtumirës është vlerësuar lart shkalla e bashkëpunimit të KFOR-it me qytetarët dhe me institucionet e Kosovës, e cila ka rezultuar me stabilitetin e gjendjes së sigurisë në Kosovë. Kjo është edhe meritë juaja personale , ka thënë kryeparlamentari Berisha, duke e falënderuar z.Kater për angazhimin profesional dhe komunikimin e ngrohtë e miqësor me qytetarët e Kosovës, të cilët i janë përgjigjur me besim e respekt. Kryetari i Kuvendit i ka uruar z.Kater suksese në detyrat e tij të mëtejshme dhe ka shfaqur bindjen se ,duke qenë njohës i mirë i rrethanave dhe qytetarëve të Kosovës, do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën.

Sa herë që të më jepet rasti do ta vizitojë Kosovën, të cilën e konsideroj si familjen time, ka theksuar me këtë rast komandanti i KFOR-it Kater, i cili këto ditë largohet nga Kosova.
Kryeparlamentari Berisha priti në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Roland Kater