Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ...
, 03.09.2007
Komisioni Parlamentar për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Hydajet Hyseni, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar Raportin e punës së Ombudspersonit për periudhën korrik 2006- korrik 2007, i cili është vlerësuar përmbajtjesor dhe i hartuar me metodologji të përparuar.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit të Kosovës, Hilmi Jashari, i cili merrte pjesë në këtë mbledhje të Komisionit, ka shkoqitur elemente nga raporti i punës së funksionit të cilin e udhëheq, duke spikatur se ndër sfidat kryesore gjatë periudhës që përfshin raporti ka qenë ruajtja e pavarësisë dhe e paanshmërisë së Avokatit të Popullit. Ai ka shpjeguar se fakti që 30 për qind e ankesave që i janë drejtuar Ombudsperonit të Kosovës, vijnë nga minoritetet ( 27 për qind nga ai serb), tregojnë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në institucionin e Avokatit të Popullit. Jashari ka vënë në pah rëndësinë që ka krijimi edhe në Kosovë i Gjykatës për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarëve, konform rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq, ndër problemet që e rëndojnë realizimin e të drejtave dhe të lirive të qytetarëve ka theksuar funksionimin e dobët të sistemit ligjor e të atij gjyqësor, e sidomos të administratës.
Po në këtë mbledhje Komisioni legjislativ ka formuar Panelin Rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit. Panelin e përbëjnë nga një përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, anëtarë të këtij komisioni, emrat e të cilëve duhet të komunikohen deri ditën e nesërme.
Komisioni ka shqyrtuar, ndërkaq, bazën juridike në Kornizën Kushtetuese të disa projektligjeve në procedurë parlamentare si: Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik; të atij për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët nr. 2003/11; të Projektligjit për përkrahje materiale familjarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme dhe të atij për Vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Komisioni i ka dhënë vizën Projektligjit për organizmat e modifikuar gjenetikisht, me vërejtjen se emërtimi i ligjit duhet të precizohet se ka të bëjë vetëm me organizmat e modifikuar gjenetikisht në lëmin e bujqësisë, kurse Komisioni e ka shtyrë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e Projektligjit për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore, për bazën juridike të të cilit është kërkuar edhe një mendim profesional nga një ekspert i së drejtës civile.