Lajmet e fundit

Udhëheqja e Komisionit Legjislativ priti ekspertët e Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik

, 05.09.2007




Udhëheqësit e Komisionit Parlamentar për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, Hydajet Hyseni, kryetar, nënkryetarët Sadedin Berisha e Husnija Beshkoviq dhe Lumnie Hyseni, anëtare e komisionit, kanë pritur sot një delegacion ekspertësh nga Qendra Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik, me seli në Budapest, të kryesuar nga Atila Komlosh.

Temë bisede e takimit, në të cilin merrte pjesë edhe ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, ishte funksionimi i institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, si dhe baza ligjore mbi të cilën duhet të funksionojë ky institucion.

Ekspertët e Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik kanë premtuar mbështetjen e tyre profesionale për funksionalizimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

Është treguar interesim i ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejmë të Komisionit legjislativ të Kuvendit të Kosovës me Qendrën Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik.
Udhëheqja e Komisionit Legjislativ priti ekspertët e Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik