Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 06.09.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, në një pjesë të së cilës cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit të Kosovës të mbahet me 14 shtator dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Pasi që Kabineti qeveritar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Arsimit, Agim Veliu, do të paraqitet në interpelancë me kërkesë të grupit Parlamentar të ORA-s, lidhur me reformat e ndërmarra për klasat e pesta të shkollës fillore.
Në vazhdim të seancës do të procedohen nëntë projektligje. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për vlerësimin strategjik mjedisor; ai për Procedurën jokentestimore, Projektligji për procedurën përmbaruese, ai për Procedurën kontestimore, si dhe ai për Të drejtat dhe obligimet e deputetëve.
Për herë të dytë, ndërkaq do të shqyrtohen: Projektligji për ushqimin, ai për Bujqësinë organike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor.
Në seancën e 14 shtatorit do të shqyrtohet propozimi i grupeve parlamentare për anëtarë në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe propozimi për anëtarë në Komisionin Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur për Media. Është kërkuar që deri ditën e mbajtjes së seancës grupet parlamentare t’i propozojnë kandidatët e tyre në këto dy komisione.
Në vazhdim do të shqyrtohet Rekomandimi për transferin e mjeteve buxhetore të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Rekomandimi për transferin e mjeteve buxhetore të Ministrisë për Energji dhe Miniera në Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit; Rekomandimi lidhur me Raportin fiskal për gjashtëmujorin e parë të vitit 2007, si dhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.
Kryesia ka tumirë kërkesat e anëtarit të saj, Gazmend Muhaxheri, për hartimin e Projekt-Rregullores së Kryesisë së Kuvendit dhe për përshpejtimin e procedurës në hartimin e Projektligjit për komisionin hetimor.
Është mbështetur edhe kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për mbajtjen e Konferencës rajonale për çështje mjedisore, kurse lidhur me kërkesën e Komisionit për Punë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për formimin e Komisionit parlamentar për të Pagjeturit, Kryesia ka vlerësuar se një komision e tillë ekziston dhe atij duhet t’i vazhdohet mandati.
Duke e shqyrtuar propozimin e Grupit Parlamentar të LDD-së për miratimin e një rezolute lidhur me ndërtimet ilegale të Qeverisë së Serbisë në veriun e Mitrovicës, Kryesia ka konstatuar se kohë më parë Kuvendi ka debatuar për këtë çështje, prandaj i ka autorizuar Komisionin Legjislativ dhe atë për Mjedisin që në bazë të atij debati t’i propozojnë Kuvendit rekomandimet e nevojshme.
Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar që në një mbledhje të ardhshme ta shqyrtojnë dinamikën e miratim it të lugjeve që kanë hyrë në procedurë parlamentare, si dhe funksionimin e Kuvendit të Kosovës deri në fund të kësaj legjislature.
Kryeparlamentari Berisha, ndërkaq, i ka sqaruar anëtarët e Kryesisë se mandati i kësaj përbërje të Kuvendit do të zgjasë deri dy ditë para fillimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë.